Vendosni fjalën kyçe....

“YouTube” heq videot që “keqinformojnë” mbi vaksinat kundër Covid-19


Platforma e shpërndarjes së videove “YouTube” thotë se po ndalon videot që përmbajnë dezinformata në lidhje me vaksinat e koronavirusit.

YouTube e merr këtë vendim pasi po zgjeron rregullat aktuale të shërbimit mbi gënjeshtrat dhe teoritë e konspiracionit në lidhje me pandeminë.

“Një vaksinë e Covid-19 mund të jetë e afërt, prandaj ne po sigurohemi që kemi politikat e duhura për të qenë në gjendje të heqim dezinformimin”, tha YouTube në një deklaratë të mërkurën.

Çdo përmbajtje që përmban pretendime në lidhje me vaksinat Covid-19, që bien në kundërshtim me konsensusin nga autoritetet lokale shëndetësore ose Organizata Botërore e Shëndetësisë tani do të ndalohet.

YouTube tha se kjo përfshin çdo sugjerim që vaksina “do të vriste njerëz, do të shkaktonte infertilitet ose do të përfshinte mikroçipa të mbjellë tek njerëzit”.

Diskutimet e përgjithshme rreth “shqetësimeve të gjera” mbi vaksinën do të mbesin në platformë, tha një zëdhënës i kompanisë për Reuters.

Në shkurt të këtij viti, YouTube hoqi reklamat në kanalet që promovonin përmbajtje anti-vaksinës, duke paralajmëruar se do të parandalonte reklamimin në të ardhmen në çdo video që mbështet ato pamje.

Pastaj në prill, YouTube ndaloi teoritë e konspiracionit që lidhin në mënyrë të gabuar Covid-19 me rrjetet 5G. Kjo lëvizje u pasua nga ndalimi i çdo përmbajtje të lidhur me koronavirusin që “kundërshton drejtpërdrejt” këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe është “e pabazuar nga ana mjekësore”.

Vendimi i së mërkurës për të parandaluar “keqinformimin” në lidhje me vaksinat erdhi pasi një tjetër gjigant i mediave sociale, Facebook, ndaloi reklamat kundër vaksinave.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *