Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen ndërtimet në Durrës, shumë leje për hotele turistike në Himarë


Turizmi është kthyer në një sektor të preferuar dhe ndonëse Covid-19 e ka frenuar atë përkohësisht, interesi për të investuar në hotele mbetet i lartë.

Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit (KKRT), në mbledhjen e tij të fundit, ka pasur në rend dite një sërë lejesh ndërtimi për hotele, kryesisht në bregdet në Durrës e Himarë, por edhe disa plane të detajuara për zhvillimin e zonave turistike.

Sipas rendit të ditës të bërë publik nga KKRT, në mbledhjen e fundit ishin për miratim Plani i Detajuar për Zonën me Rëndësi Kombëtare për Zhvillimin Strategjik të Turizmit Vjosë-Nartë, Bashkia e Vlorës.

Një tjetër leje Ndërtimi Infrastrukture do të jepet për objektin: “Rigjenerim urban i shëtitores bregdetare qendrore të Vlorës, Sheshit Isa Boletini dhe portit, Bashkia Vlorë”, me zhvillues Bashkinë Vlorë.

Investimi në hotele, që ka marrë hov vitet e fundit, pas shtimit të turistëve që vijnë për pushime në vend pritet të vazhdojë, ku më të preferuarat janë Durrësi dhe Himara.

KKRT pritet të miratojë  një leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi hotelerie pranë rrugës “Egnatia”, Bashkia Durrës”, me zhvillues “Mediterranian Investment Group” sh.p.k. një tjetër leje do të jepet për objektin: “Hotel, vila dhe pishinë, shërbime, aktivitete sociale dhe rekreacion”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Enver Mehmeti dhe Z. Arben Meçaj.

Në zonën e Jugut pritet të jepen leje zhvillimi për objektin: “Objekt me funksion hoteleri, Radhimë, Bashkia Vlorë, me zhvillues Z. Fatmir Hanxhari”; objektin: “Drymades Beach Hotel, Bashkia Himarë”, me zhvillues “BLUEBAY” sh.p.k.; “Struktura me funksion apart-hotel, parkim dhe ambiente ndihmëse nëntokë, Drimadhë, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Bedrizan Daçellari; “Godinë hotelerie dhe parkim nëntokë, “Queen Vasilika”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Queen Vasilika” Sh.p.k.

Po në zonën e Himarës planifikohen të jepen leje ndërtimi për objektin: “Kompleks Turistik “Gone-Perivol”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investments” sh.p.k.; “Objekt banimi dhe kat nëntokë” me vendndodhje në Bashkinë Himarë”, me zhvillues “Bega-07” sh.p.k.

Në Durrës është rikthyer edhe interesi jo vetëm për hotele, por edhe për ndërtesa rezidenciale, që u zbeh pas pasoja që kishte tërmeti i 26 nëntorit në këtë qytet.

Leja e Ndërtimit pritet për objektin: “Godinë polifunksionale”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.a. Një tjetër leje Zhvillimi pritet për objektin: “Braka Residences Diamond Hill”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Braka Construction” sh.p.k.

Ndërtimet pritet të vazhdojnë dhe në Tiranë. Pritet të jepet një Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt me funksione komplekse, shërbimi, zyra dhe rezidenciale”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me zhvillues “EB Construction” sh.p.k dhe “AgroRoma 2019” sh.p.k

KKRT pritet të miratoje edhe planet vendore për disa bashki: maliq, devoll, mallakastër, lezhë, Mirditë, Cërrik, Kamëz, Kukës.

Do të miratohen edhe disa ndryshime në Vendimin Nr. 20, datë 23.10.2019 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për përcaktimin e mënyrës së zbatimit të Planeve të Përgjithshme Vendore në fuqi, pas miratimit të hartës së përditësuar të Kufijve Administrativo-Territoriale për njësitë e Vetëqeverisjes Vendore”;

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *