Vendosni fjalën kyçe....

Doktor Pipero del kundër Ramës për gjobat, del edhe kundër vetes për vendosjen e maskave në rrugë


Mjeku infeksionist i cili gjatë pandemisë u bë i njohur edhe për daljet e tij të shumta në televizion për të dhënë këshilla mbi sëmundjen Covid-19.

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Historia Ime” Pipero ka dalë kundër dy personave lidhur me masat e reja që hyjnë në fuqi ditën e nesërme.

Ai doli kundër Kryeministrit Edi Rama për vendosjen e gjobave për personat që nuk mbajnë maskën dhe ndaj vetes së tij për deklaratat kur ishte kundër mbajtjes së maskave në rrugë.

Pipero shpjegoi se është kundër gjobave pasi qytetarët shqiptarë janë gjobitur nga natyra, nga dy tërmete dhe nga pandemia.

Kur kam thënë që maska duhet të bëhet e detyrueshme unë në këtë situatë kam qenë dhe jam kundër çdo gjobe sepse ne shqiptarët boll jemi gjobitur nga natyra, dy tërmete dhe pandemia. Ne duhet të mësohemi të respektojmë çdo rregull dhe ligj që vjen sepse historikisht shqiptarët janë lidhur pas fjalës dhe jo pas normave administrative. Do ishte e më e pranueshme në opinionin tim një aleance mbarë kombëtare, specialist dhe qytetarë, qytetarë dhe institucion që të mirëkuptohemi dhe të biem dakort që maska është mjeti më mbrojtës deri tani dhe duhet të bëhet pjesë e jetës sonë dhe ta bëjmë mënyrë jetese”-tha Pipero.

Ndërsa kundër vetes së tij Pipero doli pasi vetëm disa muaj më parë ai ishte kundër mbajtjes së maskave në rrugë dhe ambjente të hapura ndërsa sot doktori ka ndërruar mendim duke shpjeguar dhe qëndrimin e tij.  

“Më lejoni paraprakisht t’i kthehem një deklaratë që kam bërë muaj më parë në këtë television gjatë të cilës kam thënë që unë Pëllumbi me eksperiencë 40-vjeçare, kam qenë, jam dhe do të jem kundër maskës në mjedis të hapur, por për shkak të dëmeve që po shkakton ky virus, do të dal kundër vetes time dhe do e rekomandoja që maska të bëhet e detyrueshme edhe në ambiente të hapura. Ka shumë studime që janë kontradiktore me njëra-tjetër. Ajo që ka ndryshuar në konceptin tim është dinamika e jetës jashtë mureve të shtëpisë, jashtë mureve të institucionit”-deklaroi Pipero.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *