Vendosni fjalën kyçe....

Infektohet me koronavirus edhe Xherdan Shaqiri


Futbollisti me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata Zvicerane e Futbollit të martën në mëngjes.

Shaqiri është lojtari i tretë i Liverpulit që infektohet me Covid-19, pas Thiago Alcântara dhe Sadio Mané.

Në konsultime me autoritetet shëndetësore, Shaqiri është vetëizoluar.

“Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv për Covid-19”, tha Federata e Zvicrës në një deklaratë. “Në konsultim me autoritetet shëndetësore, ai është në izolim. Aktualisht po bëhen sqarime me autoritetet lokale shëndetësore se si të veprohet. ”

Zvicra do të përballet me Kroacinë në një ndeshje miqësore të mërkurën, e cila do pasohet nga ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Spanjës të shtunën dhe Gjermanisë të martën e ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *