Vendosni fjalën kyçe....

Kodi Zgjedhor/ Basha: Hapat që duan të hedhin sot në Kuvend janë tërësisht antikushtetuese


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka folur lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Ai e konsideron antikushtetuese miratimin e Kodit Zgjedhor nga ana e mazhorancës socialiste, në një kohë kur s’ka as konsensusin e opozitës.

“Shkatërrimi i institucioneve të Shqipërisë është një nga arsyet që kjo bandë e ka vjedhur dhe e ka kërdisur Shqipërinë. Hapat që duan të hedhin sot në Kuvend janë tërësisht antikushtetues dhe tregojnë tmerrin dhe frikën e Edi Ramës dhe atyre që e rrethojnë nga procesi zgjedhor. Nuk ka formulë që ta shpëtojë Edi Rama nga ndëshkimi popullor. Sikur vetëm për premtimet e pa mbajtura dhe efektin që kanë pasur, Edi Rama do të largohet me votë plebishitare.
Çdo hap antikushtetues do të kontestohet në të gjitha format. Kjo s’ka asnjë diskutim. Në kundërshtim me 5 qershorit dhe standardet e OSBE-ODIHR, do të kontenstohet. Nuk ka formulë që ta shpëtojë këtë bandë nga ndëshkimi i njerëzve. Njerëzit shumë shpejt do ta japin verdiktin e tyre sepse e bëjnë fare qartë kontrastin midis opozitës dhe një bande që e trajton Shqipërinë si çifligun e saj.”– deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *