Vendosni fjalën kyçe....

PS nuk humb kohë për shkarkimin e Metës, sot mblidhet konferenca e kryetarëve


Partia Socialiste nuk ka humbur më kohë në përpjekjet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

 50 kanë qenë firmat e deputetëve socialistë, nga 35 që duhen gjithsej për të propozuar nisëm në Kuvend. Pas mbledhjes së firmave të premten, socialistët e kanë depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor. 

Pritet që kjo kërkesë të kalojë nesër në seancë plenare, ndërkohë që sot paradite u mblodh Konferenca e Kryetarëve e cila vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021. 

Maxhoranca pretendon se presidenti Meta ka bërë disa shkelje të rënda të Kushtetutës përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se në dokument janë paraqitur të gjitha provat e nevojshme dhe të domosdoshme për ta iniciuar këtë proces.

Kjo është hera e dytë që maxhoranca socialiste kërkon të shkarkojë presidentin Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *