Vendosni fjalën kyçe....

Greqia zgjat masat kufizuese, kufiri me Shqipërinë i mbyllur deri më 12 tetor



Qeveria greke ka zgjatur masat kufizuese duke mbajtur mbyllur kufirin edhe për 12 ditë me vendet me të cilat Greqia kufizohet me rrugë tokësore: Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë Kjo për shkak të numrit të lartë të të infektuarve me Covid-19.

Kjo masë do të jetë e vlefshme deri më 12 tetor.

Si pasojë do të vijojë rregulli i mëparshëm me 300 qytetarë që lejohen të kalojnë nga Kapshtica brenda 24 orëve dhe 750 nga Kakavija. Qytetarët duhet të paraqiten me test negativ PCR për COVID-19, vërtetim të përkthyer dhe formularin PFL grek.

Testi duhet të jetë kryer brenda shtatëdhjetë e dy orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *