Vendosni fjalën kyçe....

Zv/kryeministri kosovar: Avdullah Hoti e merr bukën nga shtëpia dhe ha në zyrë


Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj ka bërë disa deklarata të papritura nga ai, lidhur me sjelljen e tij ndaj vartëseve dhe për kryeministrin kosovar Avdllah Hoti.

Ai tregoi se për shkak të pozicionit të tij të punës ka edhe shofer, edhe punonjës për sigurinë, por kishte preferuar që të shkonte vetëm në emision në RTK, duke treguar një anë tjetër të tij.

“Erdh vetë, sepse edhe shoferët, sigurimi… kanë nevojë për pushim dhe kanë familje. Nuk e kam në qef të rrethohem nga shumë njerëz, edhe pse me thonë se duhet të kem kujdes, edhe pse nuk i dëgjoj shumë ata të mbrojtjes së afërt. Nuk i kam borxh askujt, në politikë kam hyrë me qëllime fisnike dhe të dal nga politika pa u koritë”, ka thënë Selmanaj, citon Telegrafi.

Selmanaj thotë se terreni në politikë është i ashpër dhe i sikletshëm dhe për këtë arsye duhet guxim për ata që sot vendosin t’i futen politikës.

“Kjo skenë mund të ndryshojë me angazhim të njerëzve të mirë në politikë. E kemi zor të ndryshojmë këtë mentalitet. Ne e kemi një kryeministër që bukën e merr me vete në çantë dhe e ha në zyrë”, tregon Selmanaj për kryeministrin e Kosovës.

I pyetur nga gazetari se çfarë ushqimi konsumon shefi i qeverisë kur e merr nga shtëpia, ai ka përmendur sanduiçët.
“Nuk han nëpër restorante, bile nganjëherë në zyrë më lut edhe mua”, tregon zv.ministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *