Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës (VIDEO)


Një apartament është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në qytetin e Durrësit.

Incidenti ka ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar, në banesën e një gruaje. Për fat të mirë nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Më datë 27.09.2020, rreth orës 09:35, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Dh.H., dhe ka vetëm dëme materiale.”– njofton policia.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *