Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset kamioni në aksin Kalimash-Morinë, plagoset drejtuesi


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kalimash-Morinë.

Një kamion ka dalë nga rruga duke u përmbysur ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi.

I aksidentuari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Kalimash-Morinë, shtetasi S. G., duke drejtuar automjetin (kamion), ka humbur kontrollin dhe për pasojë kamioni është përmbysur.  

Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi S. G., banues në Tiranë, i cili po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.