Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvritet i mituri në Britani, e ëma: Mbyllja e shkollës për shkak të pandemisë e izoloi


Një nënë 40-vjeçare nga Anglia bën përgjegjës bllokimin e vendosur nga qeveria për vetëvrasjen e të birit të mitur.

Ajo e gjeti 14-vjeçarin të vetëvarur ndërsa thotë si ai u ndje i izoluar pasu u mbyllën shkollat. Tracey Tyler beson se nëse shkollat do kishi qenë hapur, i biri mund të ishte i gjallë sot e kësaj dite, shkruan Daily Mail.

Tracey Tyler kishte marrë një turn shtesë gjatë natës në repartin e koronavirusit në spitalin e saj lokal kur ajo erdhi në shtëpi dhe gjeti djalin e saj Sam, 14 vjeç, të vdekur në dhomën e tij të gjumit më 25 maj.

“Unë besoj se nëse ai do të kishte qenë në shkollë, në një rutinë të zakonshme, kjo nuk do të kishte ndodhur. E vetmja gjë që ndryshoi ishte se ai ishte zgjuar gjithë natën duke luajtur lojëra, duke fjetur gjithë ditën – si të gjithë fëmijët. Atij i ndryshoi rutina dhe kjo për shumë muaj me radhë.” – tha ajo.

Nëna e tre fëmijëve beson se bllokimi i rreptë i vendosur nga qeveria luajti një rol kryesor që Sam të ndjehej i izoluar dhe tha se fëmijët ‘po vuajnë’.

Tracey tha: “Edhe ne si të rritur e kishim shumë të vështirë të përballeshim me bllokimin. Mendoj se shumë më e është e vështirë për fëmijët të jenë jashtë rutinës. Unë mendoj se mbyllja e shkollës bëri që im bir të ishte kaq i izoluar. Këta fëmijë po vuajnë. Unë vetëm shpresoj se nuk do të kthehemi në një bllokim tjetër. Më shumë njerëz vdiqën nga vetëvrasja në gusht sesa nga COVID.” – shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *