Vendosni fjalën kyçe....

Pas 5 orë rezistencë, RENEA neutralizon 71-vjeçarin në Elbasan


Pas 5 orësh në rezistencë, operacioni për ngjarjen e në Elbasan ka përfunduar me fatalitet.

Forcat RENEA kanë ndërhyrë në banesë pasi negociatat me 71-vjeçarin dështuan dhe më pas kanë ekzekutuarin shtetasin Lefter Zhidru.

Mes policisë dhe Zhidrut pati edhe shkëmbim zjarri. Lidhur me ekzekutimin e tij nuk ka informacion zyrtar ende.

Ngjarja nisi rreth orës 13:00 kur pas një konflikti në familje bashkëshortja e 71-vjeçarit lajmëroi policinë.

Efektivët e policisë kur shkuan në banesën e tyre në lagjen 5 maji, janë përballur me plumbat e armës nga qëllonte 71-vjeçari. Këto plumba kanë plagosur edhe dy shtetas L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit jashtë rrezikut për jetën.

Më pas policia evakuoi nga banesa bashkëshorten dhe vajzën e 71-vjeçarit dhe nisi negociatat për dorëzimin e tij.

Por 5 orë në negociata pati edhe të shtëna me armë gjatë kësaj kohe. Më pas forcat e policisë kanë vendosur të hyjnë në banesë dhe kanë shpërthyer derën e banesës duke hedhur edhe gaz lotsjellës por pa mundur që ta neutralizojnë gjallë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *