Vendosni fjalën kyçe....

Një viktimë e 62 raste me koronavirus në Kosovë në 24 orët e fundit


Kosova ka raportuar sërishnjë numër të ulët viktimash e të prekurish nga covid-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në vend ka humbur jetën vetëm një pacient në 24 orët e fundit lidhur me koronavirusin duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 616.

Nga 528 persona të analizuar, janë zbuluar 62 raste të reja me koronavirusin e ri.

Ditët e fundit Kosova ka raportuar një numër të ulët viktimash e të prekurisht e ministri i Shëndetësisë, Zemaj, njoftoi se do niste lehtësimi i disa masave lidhur me pandeminë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *