Vendosni fjalën kyçe....

Drejtori i politikave publike te Twitter kalon te ekipi i kandidatit demokrat, Biden


Drejtori i politikave publike të Twitter-it ka lënë platformën e mediave sociale për një punë në ekipin kandidatit demokrat për president, Joe Biden.

Edhe pse deri tani është e paqartë se çfarë roli do luajë në ekip, Carlos Monje, ka ndihmuar në pritjen e mbledhësve të fondeve për fushatën e Biden dhe është punësuar për të ndihmuar në kalimin e tij të mundshëm në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi Politico të enjten.

Monje, i cili është gjithashtu bashkëkryetar në komitetin e politikës së infrastrukturës së Biden, ende nuk ka dhënë komente për raportin që ka dalë.

Para se të zinte pozicionin në Twitter, Monje, ka punuar për një numër politikanësh të profilit të lartë të Partisë Demokratike, duke shërbyer në ekipin e Hillary Clinton, gjatë kandidimit të saj në vitin 2016 dhe si zv.drejtor i politikave për fushatën e Barack Obama-s në vitin 2008.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *