Vendosni fjalën kyçe....

Ministria raporton 3 viktima lidhur me covid-19 në vend, 144 raste të reja


Sipas raportit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë, në vend kanë humbur jetën tre pacientë lidhur me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Viktimat janë 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar e një 83 vjeçar nga Tirana. Nga 824 testime të kryera, vijon raporti, janë zbuluar 144 raste të reja më koronavirus.

174 pacientë po trajtohen Për sa u përket pacientëve të shtruar në dy spitalet, po trajtohen 174 pacientë, nga të cilët 16 janë në terapi intensive më 6 të intubuar.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë me përpikmëri masat e vendosura sië janë distancimi social, mbajtja e maskave dhe shtimi i higjienës personale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *