Vendosni fjalën kyçe....

Pas takimit me ambasadorët, opozita e bashkuar kërkon mbledhjen e Këshillit Politik


Pas përfundimit të takimit mes përfaqësuesve të SHBA-së, BE-së e Britanisë në selinë e PD-së, opozita e bashkuar ka kërkuar thirrjen e Këshillit Politik nesër në orën 10:00 të mëngjesit.

Në letrën që përfaqësuesit e opozitës në këtë këshill, Bylykbashi e Vasili i dërgojnë Gjiknurit të PS-së, thuhet se opozita do kërkojë ekspertizën e OSBE/ODIHR-it për reformën zgjedhore.

“Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.

Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme.” – thuhet në kërkesën e opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *