Vendosni fjalën kyçe....

Humbja në arbitrazh e 44 milionë eurove, Braçe: Të hetohet nga e para i gjithë segmenti Elbasan-Tiranë


Zëvendëskryeministri Erion Braçe duke komentuar humbjen në arbitrazh të 44 milionë euro për rrugën Elbasan-Tiranë, në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania. Ai i bëri thirrje prokurorisë që kjo kontratë të hetohet nga e para, duke shtuar se përgjegjësit duhet të japin llogari të menjëhershme para ligjit.

Numri dy në qeverinë e Rama, u shpreh se politika në Shqipëri është angazhuar dhe po përpiqet të fshehë krimin e korrupsionin.

Në rastin e rrugës Tiranë-Elbasan kanë lidh kontratë për 293 mln euro, dhe në fund kostoja ka shkuar 450 mln euro. Unë dua që kjo rrugë të hetohet, të hetohet nga e para. Qoftë kjo kompani, qoftë ky zyrtari i shtetit, qoftë ky ministër të shkojë para përgjegjësisë penale. Ndërkohë ajo që meriton vëmendje, dhe prandaj meriton prokurorinë dhe gjykatën, është politika që angazhohet të fshehë krimin”-shtoi ai.

Mes tjerash, z. Braçe tha se Partia Socialiste synon të fitojë një mandat të tretë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Sipas tij, reforma më me peshë, e cila është kryer nga mazhoranca aktuale është ajo e reformës në drejtësi. Për Braçen, kjo reformë duhet parë si “kali i betejës” nga Partia Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Unë mendoj që jo gjithçka e ka bërë mirë në radhë të parë. Partia Socialiste ka bërë në këtë vend gjëra, reforma, vepra, të cilat me thënë të drejtën ata para nesh nuk kishin dëshirën as kurajën t’i bënin. Po flas për reformën territoriale, reforma në drejtësi, që për mua është reforma e mandatit të tretë”-tha Braçe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *