Vendosni fjalën kyçe....

Besa Shahini largohet nga Ministria e Arsimit, Rama e zëvendëson me Evis Kushin


Besa Shahini është larguar nga Ministria e Arsimit ashtu siç edhe ishte paralajmëruar.

Shahini do zëvendësohet në këtë post nga Evis Kushi.

Shahini ka pasur një takim në kryeministrii gjatë diitës së sotme me kryeministrin Edi Rama dhe me ministren e re, e cila është ish-deputetja e PS-së Evis Kushi.

“Vlerësoj shumë gjithçka që ke bërë”- tha midis të tjerash kryeministri Rama, duke shprehur keqardhjen për largimin.

“Njoftova që e kam të vështirë të vazhdon një mandat tjetër larg familjes. Unë dua ta shoh Shqipërinë të ecë përpara”, tha zonja Shahini.

“Është angazhim shumë i lartë që të jem Ministre e Arsimit pas 7 vitesh angazhim politik”- tha Kushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *