Vendosni fjalën kyçe....

Pandemia e Covid-19, BB: Shqipëria do të humbasë 1,4% të PBB në vitin 2020


Shqipëria pritet të humbasë 1,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, thuhet në raportin e pranverës të publikuar nga Banka Botërore në lidhje me vendet e Europës dhe Azisë Qendrore.

Shkak për këtë do të bëhen ndalimi i udhëtimeve si dhe masat e marra për parandalimin e përhapjesë së koronavirsuit në vend.

“Covid ka goditur prodhimin, tregtinë, turizmin dhe shërbimet e tjere jo të tregëtueshme. Rindërtimi dhe rimëkëmbja e prodhimit të energjisë elektrike do të kompensojnë pjesërisht rënien në aktivitetet të tjera. Turizimi dhe trasporti, të dy këta sektorë do të marrin goditje të fortë nga pandemia, pasi numri i furnizimit të punës do të bie ndjeshëm nga masat e marra nga qeveria për distancim social”.

Banka Botërore thotë se nëse pandemia arrin të kontrollohet në tremujorin e  dytë, ekonomia pritet të ketë një kthesë pozitive në tremujorin e fundit të vitit.

“Rindërtimi por edhe rimëkëmbja e turizmit mund t’i japin një shtysë të fortë aktivitetit ekonomik të vendit”.

Borxhi publik pritet të rritet mbi 70% të PBB në vitin 2020, si dhe deficiti do të rritet në 3,9 për qind të PBB, si pasojë e të ardhurave të pakta për shkak të pandemisë dhe mbështetja financiare e dhënë për rindertimin pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Edhe varfëria pritet të rritet me 0.4 për qind, por gjithcka varet nga kohëzgjatja e masave kundër covid, pasojat në punësim dhe në të ardhura.

Nëse COVID-19 zgjat deri në tremujorin e dytë të 2020 ose kthehet në 2021, efektet negative mbi kërkesën pritet të jenë shumë më të mëdha dhe të vazhdojnë.

Likuiditeti i konsiderueshëm në sektorin bankar vendas mund të lehtësojë rreziqet e menjëhershme të financimit, ku pjesën më të madhe e financimit të brendshëm e kapin investimet e sektorit privat, thuhet në raport.

Kërkesa e dobët globale e reflektuar në çmime më të ulëta të mallrave dhe një rënie e vazhdueshme e çmimeve të naftës gjithashtu do të godasë industrinë nxjerrëse të vendit, me pasoja të rëndësishme fiskale dhe ekonomike.

VINI RE: Ky material është pronësi intektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *