Vendosni fjalën kyçe....

Aktori Destani prek majat e kinematografisë botërore


Me një perfomancë të jashtëzakonshme si aktor, Blerim Destani kishte filluar ngjitjen e tij në këtë univers në filmin “Koha e kometës”. Dhe që nga ajo kohë ai pareshtur ka qenë në kërkim të rrugës së tij, në kërkim të yllit të tij që aktualisht po shkëlqen në përmasat e kinematografisë botërore krah Robert De Niro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.

Dhe, kjo nuk është pak. Dhe ky është një moment, mbase i afishuar me modesti nga ana e tij, por shumë domethënës për suksesin e aktorëve shqiptarë. Një shembull që tregon se gjithçka është e mundshme nëse për të ëndërrojmë dhe punojmë.

Ngjitja në karrierë kërkon këmbëngulje dhe shumë investim profesional. Në botën e artit ngjitja drejt majave mbetet akoma më e vështirë dhe me shumë përkushtime.

Një aktor shqiptar tashmë po provon majat e suksesit në kinematografi. Pas shumë sukseseve të njëpasnjëshme, Blerim Destani tashmë duket se po prek ëndrrën e tij.

Mbetet gjakim i çdo aktori të ri të luajë me emra të njohur, me aktorë kalibër që janë ikona të kinematografisë.

Aktori shqiptar nga Tetova, Blerim Destani, sapo ka lansuar në trilerin e parë të filmit të ardhshëm të zhanrit krim dhe komedi, “The Comeback Trail”. Ai në këtë film luan bashkë me yjet Hollywoodit Robert De Niro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.

“Shikojeni trailerin e filmit tim të ri ‘The Comeback Trail’. Në të luajnë yjet Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones. Ishte një nderë të aktroja përkrah këtyre zotërinjve”, ka shkruar Destani në postimin e tij në Instagram.

Me regji të George Gallos, filmi është ripërpunim i projektit kinematografik me të njëjtin emër, të lansuar në vitin 1982 nga Harry Hurwitz.

Xhirimet e filmit “The Comeback Trail” kishin filluar gjatë verës së vitit 2019 dhe kanë zgjatur plot një muaj, në territorin e New Mexicos. Ai e rrëfen historinë e një producenti filmash i cili është në borxhe të mëdha.

Ai vendos ta financojë një film me skenar të dobët me shpresën që gjatë xhirimeve, ylli protagonist i këtij projekti do të vritet dhe ai do të mund ta paguajë borxhin e tij ndaj mafisë, nga paratë e policës së sigurimit të aktorit.

Blerim Destani ka një karrierë të begatë dhe ngritja e tij është bërë me shumë përkushtim. Një ëndërr realizohet nëse këmbëngul për të. Blerim Destani gjatë tërë kohës ka qenë këmbëngulës për të zgjeruar përfomancën e tij artistike, gjithnjë duke kultivuar brenda vetes ambicien dhe dimensionin e aktrimit. Jo rastësisht ai sot gjendet pranë emrave më të mëdhenj të kinematografisë, duke qenë pjesë e një filmi që ka mbledhur ikonat e filmit botëror.

Kjo arritje e Blerim Destanit mbetet shembull se si me përkushtim dhe me kultivim të pandërprerë të përmasës aktoriale mund të pushtohen edhe majat më të larta të botës së artit, në këtë rast të kinematografisë. Të luash me ikonat e filmit botëror mbetet një e arritur e jashtëzakonshme. Vetëm njerëzit që ndjekin yllin e tyre mund të bëhen pjesë e këtij universi yjesh shkëlqyese.

Me një perfomancë të jashtëzakonshme si aktor, Blerim Destani kishte filluar ngjitjen e tij në këtë univers në filmin “Koha e kometës”. Dhe që nga ajo kohë ai pareshtur ka qenë në kërkim të rrugës së tij, në kërkim të yllit të tij që aktualisht po shkëlqen në përmasat e kinematografisë botërore.

Dhe, kjo nuk është pak. Dhe ky është një moment, mbase i afishuar me modesti nga ana e tij, por shumë domethënës për suksesin e aktorëve shqiptarë. Një shembull që tregon se gjithçka është e mundshme nëse për të ëndërrojmë dhe punojmë.

Blerim Destani mund t’i gëzohet këtij suksesi, ndërkohë që bota shqiptare tashmë ka një aktor që është pjesë e universit të yjeve shkëlqyese të kinematografisë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Kdpolitik

*Shënim: Hashtag.al ka nisur një bashkëpunim mediatik ndërshqiptar me medien Kdpolitik.com me qendër në Maqedoninë e Veriut. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i përvojave dhe i shkrimeve për një këndvështrim ndryshe të çështjeve që prekin e shqetësojnë shqiptarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *