Vendosni fjalën kyçe....

Nga një shishe uiski për çdo ditëlindje, britaniku ia sheh hajrin pas ditëlindjes së 28-të


Djali me koleksionin perfekt të shisheve të uiskit ka vendosur ta shesë atë për të blerë një shtëpi.

Matthew Robson, nga Taunton, ka lindur në vitin 1992 dhe gjatë jetës së tij, ka marrë nga babai i tij Pete 28 shishe uiski të markës ‘Macallan’.

Në total ai ka shpenzuar rreth 5,000 pound, por i biri shpresoj ta shesë koleksionin për 40 mijë pound.

“Çdo vit e kam marrë nga një shishe si një dhuratë për ditëlindje”- tha Matthew, citon BBC. “Mendoja se ishte një dhuratë mjaft e çuditshme, pasi isha pak i ri për të filluar të pija”.

E bukura qëndron se djali kishte marrë udhëzime të rrepta se asnjëherë s’duhet ti hapte ato, dhe kështu ato shishe mbeten ende të paprekura.

28-vjeçari tha se “ndoshta nuk ishte” dhurata më e mirë për një djalë të ri, por me “udhëzime të rrepta për t’i mos hapur kurrë”, ajo u bë e veçantë.

Babai i tij Pete, i cili është nga Milnathort në Skoci, tha se shishja e parë e uiskit e vitit 1974 ishte blerë për të “lagur kokën e foshnjës”.

“Mendova se do të ishte interesante nëse blija nga një çdo vit dhe ai do të përfundonte me 18 shishe uiski për 18 vjetorin e tij”- tha ai.

Babai tregon se shishet nuk ishin e vetmja dhuratë që i jepnin djalit të tyre, por ai kërkonte që të ishte diçka unike.

Ekspertët thonë se Macallan ka nisur të koleksionohet dhe Matthew shpreson të shesë koleksionin e tij për 40,000 £ dhe t’i përdorë paratë për një shtëpi.

Koleksioni i tij po shitet nga ndërmjetësi i uiskit Mark Littler, i cili e ka përshkruar atë si një “set perfekt”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *