Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga skela, ndërron jetë 28-vjeçari në Fushë-Krujë


Ditën e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Krujës, ku një 28-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia.

Policia ka njoftuar se i riu me inicialet E. G., po punonte në një ndërtim pa leje në pronësi të shtetasit tjetër me inicialet L. K. Por aksidentalisht është rrëzuar nga skela dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar pronarin e shtëpisë ku punonte 28-vjeçari, si dhe ka shpallur në kërkim administratorin e firmës së ndërtimit që kishte marrë përsipër të kryente punimet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:
L. K., 46 vjeç, banues në Krastë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.
Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve ka filluar pasi më datë 07.09.2020, në Krastë, Fushë Krujë, ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën e shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *