Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet kufoma e një gruaje në liqenin përpara shtëpisë së Princit William dhe dukeshës Kate


Zbulohet trupi i pajetë i një gruaje në liqenin përpara Kensington Palace, ku jetojnë princi William dhe dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton dhe fëmijët e tyre.

E ky lajm ishte zemërthyer për familjen e artistes Endellion Lycett Green, pasi fillimisht u tha se ishte trupi i saj.
Por kjo nuk ishte e vërtetë.

“Daily Mail” shkruan se mbesa e Sir John Betjeman, Endellion Lycett Green ose e njohur si Delli ishte zhdukur prej një jave dhe të afërmit i kishin kërkuar ndihmë policisë.

Por Delli u gjet e gjallë këtë javë dhe kufoma doli të ishte e një gruaje tjetër, identiteti i së cilës nuk dihet ende.

“Motra ime Endellion është e gjallë, e sigurt dhe mirë”, tha vëllai i saj John Lycett Green.

“Na vjen keq për të gjithë ju që, si ne, u hidhëruat për Dellin. Na thanë se ishte gjetur një trup dhe se ishte i saj. Nuk ishte kështu, dhe Delli u gjet mbrëmë.”

Endellion është një artiste e shquar dhe mikeshë e mirë e gruas së David Cameron, Samantha.

Ajo jeton në Wiltshire me burrin e saj Rob Nagel dhe dy fëmijët e tyre.

Tashmë ngelet ende mister se kush është gruaja e pajetë që u gjet në liqen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *