Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje SPAK-ut: Hetoni çdo tender të fituar nga Gjici dhe komunikimet me Taulant Ballën


Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka reaguar lidhur me arrestimin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, teksa tha se ende nuk ka një kandidat për Kukësin, Berisha bëri thirrje që Prokuroria e Posaçme të hetojë çdo tender të fituar nga kompanitë e Gjici deri në 100 milionë euro duke thënë se ky i fundit ka një bashkëpunim të madh me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke kërkuar që të hetohen takimet dhe komunikimet mes tyre.

 “Unë nuk kam asnjë kandidat për bashkinë e Kukësit, sapo të shpallet do u njohim me kandidatin. Edi Rama në batakun e Gjicit. I bëj thirrje SKAP-it të partisë të marrë çdo komunikim të Taulant Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Edi Ramës. I bëj thirrje të marrë në GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre.

Të hetohet cdo tender të fituar nga Gjici në 100 milionë euro sepse lajmet gumëzhijnë, flitet shumë që këta qenkan të lidhur si mishi me thoin, Taulanti me Gjicin. Dikush thotë në bixhoz, dikush në afera të tjera. Këto nuk i di por di këtë që ftoj të bëhen hetime të plota që të kuptohet sesi ranë nga qielli 100 milionë euro tek përfaqësuesi dinjitoz i Edi Ramës, Safet GJici”-tha Berisha.

Vendimin e Kolegjit Zgjedhor për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Berisha e konsideroi si një vendim në kundërshtim me ligjin por u shpreh i bindur se opozita do të fitojë në zgjedhjet që do të mbahen në 22 korrik.

Më tej ai foli edhe për çështjen e McGonigal të cilën ai e konsideron si një aferë ku është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama. Ai tha se gjyqi për McGonigal do të mbahet në tetor të këtij viti duke aluduar se do të thirret edhe vetë kryeministri Rama për të dhënë dëshmuar në SHBA.

“Nuk ka forcë që shpëton. Ndaj ai vërtitet. Për ironi të tij, për fatin më të zi të tij, mund t’ju them se e vetmja gjë globale është kalimi te afera McGonigal. Gjykimi i çështjes nis në tetor. Dhe është caktuar tetori si një datë në të cilën hapen të dhënat dhe hiqen petët e lakrorit. Edi Rama ulet për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza. Mund t’u them këtu se Mcgonigal ka kërkuar gjykim të shkurtuar në dokumentin që kam në i-pade. Nuk është e qartë akoma nëse gjykatësit kanë pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar. Gjykatësit po shqyrtojnë kërkesën. Kjo është një zhvillim tjetër në këtë proces. Këto kisha unë për aferën e tmerrshme nga e cila Rama nuk shpëton dot. Kjo është publike. Është e qartë, më është dërguar nga një mik. Ata më kanë informuar se pasi e kanë zbërthyer. McGonigal ka dërguar të dhënë për opozitën në një kohë kur qenë në detyrë. Bilalit për 70 mijë dollarë, e dënuan me 4 vite, kurse qytetarin që kishte dhënë dollarët, e dënuan me 5 vite burg. Fotografia nuk është bërë në takim me Obamën, por jashtë. Pasi do të kishte qenë më e rëndë. Rama është i pashpresë. Atij sipas urdhrit të dhënë, që ka botuar Insider, i është hetuar çdo e-mail, çdo komunikim.”, tha Berisha.