Vendosni fjalën kyçe....

“E papërmbajtshme, e zjarrte por paqësore” – CNN tallet mbi mbulimin e protestave në SHBA (Video)


Përdoruesit e mediave sociale janë tallur me CNN për mbulimin e saj të trazirave të dhunshme në Kenosha, Wisconsin, pasi policia qëlloi me armë pas shpine Jacob Blake.

Tallja vjen pas këmbënguljes së rrjetit që ta përshkruante situatën si ‘paqësore’.

Gjatë mbulimit të CNN të martën në mbrëmje, rrjeti e përshkroi situatën gjatë një lidhjeje të drejpërdrejtë si ‘përvëlyese, por kryesisht paqësore’ ndërsa një flakë e madhe digjej në sfond.

Pasi filmimet e CNN filluan të qarkullonin në rrjet, përdoruesit e tjerë filluan të postonin meme për të tallur rrjetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *