Vendosni fjalën kyçe....

NBA shtyn 3 ndeshje playoff pas bojkotit të basketbollistëve


Kampionati i basketbollit në SHBA, NBA, ka shtyrë tre ndeshje playoff të mërkurën pasi Milwaukee Bucks refuzoi të merrte pjesë duke protestuar për padrejtësinë racore dhe brutalitetin e policisë pas të shtënave ndaj një afro-amerikani në Wisconsin.

Vendimi për të pezulluar ndeshjet e basketbollit mes Bucks dhe Orlando Magic, Los Angeles Lakers dhe Portland Trailblazers dhe Houston Rockets dhe Oklahoma City Thunder u mor për shkak të tërheqjes së Milëaukee Bucks.

Ndeshjet do zhvillohen në një datë të mëvonshme, por është e paqartë se kur do të bëhet kjo.

Vendimi vjen pas protestave disa ditore në Kenosha, Wisconsin, lidhur me të shtënat e policisë ndaj afro-amerikanit Jacob Blake. Ai u qëllua në shpinë shtatë herë të dielën në Kenosha, Wisconsin, duke e lënë atë të paralizuar nga beli poshtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *