Vendosni fjalën kyçe....

Inter, Mançester Siti apo PSG? Sipas agjentit, Mesi e ka ndarë mendjen


Argjentinasi Mesi e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Barcelona. Sipas agjentit të tij, Josep Maria Minguella, sulmuesi ka zgjedhur të transferohet te italianët e Interit.

“Për mua Mesi e ka zgjedhur ekipin ku do shkojë, është Interi. Në Itali paguhen më pak taksa krahasuar me vendet e tjera, për më tepër aty luan edhe Kristiano Roonaldo. Për mua është e vështirë ta shoh Mesin në Angli.” – ka thënë ai.

Megjitatë sipas gazetës spanjolle, ‘Mundo Deportivo’, Mesi ka folur në telefon ditët e fundit me ish-trajnerin e tij, Guardiola, që drejton Mançester Sitin dhe i ka kërkuar që ta marrë në Angli.

Në garë është edhe PSG-ja që i ka financat e duhura për ta bërë një goditje të tillë dhe e ka shprehur hapur interesin për sulmuesin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *