Vendosni fjalën kyçe....

Brohoritje teksa 4-vjeçari nxirret i gjallë pas 19 orësh nga rrënojat epallatit të shembur në Indi (Video)


Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë një djalë katër vjeçar të gjallë nga rrënojat e një ndërtese që u shemb të martën në Mahad, India perëndimore.

Shumë njerëz u bllokuan kur ndërtesa pesëkatëshe u rrëzua papritmas në tokë mes reshjeve të mëdha të shiut, teksa shërbimet e urgjencës, banorët dhe të afërmit e të zhdukurve nxituan në vendin e ngjarjes për të kërkuar të mbijetuarit.

Të paktën 76 persona u gjetën të gjallë, duke përfshirë të miturin, gjetja e të cilit u mirëprit me brohoritje nga ekipet e kërkimit të mbledhura përreth. I mituri që ishte i hutuar dhe mbuluar me pluhur, pësoi vetëm lëndime të lehta.

Tragjikisht, nëna e fëmijës u zbulua e vdekur në vendin e katastrofës pak kohë më vonë, u tha gazetarëve një zyrtar vendas. Të paktën nëntë njerëz humbën jetën gjatë shembjes së godinës, ndërsa dhjetëra të tjerë janë ende të humbur.

Një oficer i policisë lokale tha që ndërtesa ra si ‘një shtëpi prej kartoni’.