Vendosni fjalën kyçe....

Guardiola e largoi Mourinho e rikthen, Joe Hart rikthehet në Premier League


Ish- gardiani i Manchester City dhe Anglisë, Joe Hart është rikthyer të luajë për një klub elitar të Premier League.

Ai ka firmosur me Totenham Hotspurs në një transferim të lirë dhe që nuk i ka kushtuar asgjë arkës së  klubit anglez.

Hart tashmë në moshën 33- vjeçare do të synojë të rikthehet në vitet e arta të tij tek Manchester City derisa Guardiola erdhi tek “qytetarët” dhe e la jashtë formacionit.

Mourinho ka vendosur t’i japë shansin Hart të tregojë vlerat sërish, edhe pse do të ketë konkurrencë të fortë me bashkëmoshatarin e tij Hugo Lloris.

Hart luajti për 12 vite në Manchester por ishte Guardiola që e largoi në huazim me pretekstin se nuk ishte shumë i mirë me këmbë. Hart që atëherë humbi dhe vendin në kombëtaren angleze si dhe kaloi një kalvar transferimesh.

Në prezantim Joe Hart tha se do që të ndihmojë Totenham të arrijë objektivat dhe të ecë përpara teksa shtoi se personalisht ndihet sikur po rifillon sërish karrierën si portier.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *