Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen tensionet në Kashmir, vriten 2 ushtarë indianë


Forcat indiane të sigurisë kanë nisur një operacion kërkimi pasi dy policë u vranë në një sulm terrorist në Kashmir, ndërsa vendi përgatitet për festimin festës së Pavarësisë.

Militantët hapën zjarr ndaj një kolone policie jashtë qytetit të Srinagarit në fundjavë, duke plagosur tre oficerë, tha policia. Dy oficerë më vonë vdiqën në spital.

Autoritetet kanë rrethuar zonën ku ndodhi prita dhe filluan një operacion kërkimi për të gjetur sulmuesit.

Forcat e sigurisë në Kashmir u vendosën në gatishmëri të lartë dhe kryen disa kontrolle të enjten, ndërsa nuk raportohet ende nëse e kanë gjetur grupin e personave që kryen sulmin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *