Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetën në spital i riu i plagosur në Shkodër me armë zjarri


Ka ndërruar jetë në spital, i riu Gledis Kraja i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Kraja nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Qafë Hardhi” në Shkodër, ndërsa ende nuk ka autorë të dyshuar.

Dyshohet se autorët kanë përdorur armën tip kallashnikov ndaj të riut.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme për zbardhen e saj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *