Vendosni fjalën kyçe....

Oficerja e policisë në SHBA shpëton nga vdekja e sigurt paraplegjikun e ngecur mbi shinat e trenit (Video)


Një polic në Kaliforni, SHBA, arrin të largojë në çastin e fundit një burrë në karrige me rrota, që kishte ngecur në shinat hekurudhore, pak sekonda para se një tren mallrash të kalonte me shpejtësi.

Incidenti ndodhi pak para orës 9 të mëngjesit me orën lokale teksa oficerja Erika Urrea ishte në patrullë, ajo vuri re një burrë 66-vjeçar në karrocë me rrota që kishte ngecur në shina.

Pa u menduar dy herë ajo u vërsul me shpejtësi duke e larguar personin nga vdekja e sigurt, pak çaste para se treni të kalonte me shpejtësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *