Vendosni fjalën kyçe....

Situata në Kakavijë, ministri Lleshaj: Do ngremë pika kontrolli, shtyni udhëtimet


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me situatën kaotike të krijuar në Kakavijë.

Ai thotë se Policia e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar për të këshilluar dhe për t’u kërkuar qytetarëve që të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë për një moment më të përshtashëm.

Lleshaj thotë se kjo do bëhet me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe të pritjes në radhë të gjatë të qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve.

“Me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, gjendja mbetet ende problematike.

Me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe të pritjes në radhë të gjatë të qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve, Policia e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar për të këshilluar dhe kërkuar nga qytetarët që të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë për një moment më të përshtashëm, ose të paktën të ndalojnë dhe të presin në kushte më të përshtatshme në qytetet ose fshatrat përgjatë rrugës, deri në krijimin e mundësive reale për kalimin e kufirit, pa orë të stërgjatura pritjeje.

Ftojmë qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim me forcat e Policisë dhe strukturat e tjera të angazhuara në menaxhimin e kësaj situate të pazakontë, të padëshiruar, por edhe të pashmangshme”– shkruan Lleshaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *