Vendosni fjalën kyçe....

“Kemi 3 ditë këtu” – qytetarët në Kakavijë lënë makinat e ia fusin në këmbë. Olta Xhaçka: U kemi çuar ujë


Vijon e tensionuar situata në Kakavijë, ku vargu i makinave që presin për të kaluar në shtetin grek vijon të jetë kilometrik.

Vetëm pak makina kanë mungur të lëvizin, mjaft qytetarë kanë braktisur mjetet duke bërë 12 kilometra në këmbë vetëm për të kaluar në anën tjetër.

“Kam dy ditë që pres këtu, u detyrova të lë vëllanë mbrapa që të kaloj vetë për shkak të karantinës. Dy ditë ka që fle këtu. Do pres akoma, inshallah kalojmë.”– tha një qytetar për News 24.


Një tjetër qytetar tha se arsyeja se pse ka zgjedhur këto ditë për të kaluar kufirin, është vendimi i autoriteteve greke që pas datës 17 do duhet të qëndrojnë në karantinë.

“Tamponi 100 euro, ne jemi tre veta 300 euro. Po dhe karantina, do punojmë. Po të dalim na vënë gjoba” – tha qytetari i cili kishte pesë orë që priste.

Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, thotë se u ka ardhur në ndihmë qytetarëve duke u ofruar ujë të pijshëm dhe ndihma shëndetësore.

“Autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërkohë Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenën sanitare në terren.
FA në krye të detyrës!”– shkruan Xhaçka.

Pala greke po funksionon vetëm me dy sportele, një për makinat dhe një tjetër për këmbësorët.
“Fajin e ka qeveria shqiptare që nuk merret vesh me palën greke. Kemi tre ditë me radhë dhe kur kalojmë, hajde merre vesh.”- thotë një tjetër qytetar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *