Vendosni fjalën kyçe....

Policia “mbush arkën” prej dasmave, gjobë 1 milionë lekë 4 restoranteve në Fier


Katër restorante janë ndëshkuar me gjoba në qytetin e Fierit, pasi kanë zhvilluar dasma në kundërshtim me aktin normative për Covid-19.

Policia thotë se ka vendosur gjobë prej 1 miliokë lekësh ndaj katër administratorëve të restoranteve, ndërsa u bën apel të gjithëve që të respektojnë masat e marra për shkak të pandemisë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Fierit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, administratorët e katër restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar katër restorante në të cilët ishin organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur administratorëve të këtyre subjekteve, shtetasve R. N., A. T., V. P. dhe K. K., masën administrative 1.000.000 lekë secilit.

Policia e Fierit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *