Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë nga Covid-19 artisti Arben Bajo


Artisti dhe skluptori Arben Bajo nuk ia ka dalë të fitojë betejën me Covid-19. Ditën e sotme ai ka ndërruar jetën në spitalin infektiv

Bajo qëndronte i shtruar prej ditësh në spitalin infektiv ku po trajtohej për kurimin nga Covid-19.

53-vjeçari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve. Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.

Pas ndarjes nga jeta, artistë, politikanë dhe kolegë të tij kanë shprehur ngushëllimet për familjen e skluptorit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *