Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria, 570 mijë të rinj më pak në dy dekada


570 mijë të rinj janë larguar nga Shqipëria në më pak se 20 vitet e fundit.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022, grupmosha 0-24 vjeç përbënte vetëm 30% të popullsisë, nga gati 50% që ishte në 2011 (e dhëna më e hershme që është e disponueshme nga INSTAT), shkruan Monitor.

Në shifra janë rreth 570 mijë të rinj e fëmijë më pak se dy dekada më parë (nga 1.42 milionë në 2001 në 827 mijë në 2022).

Ndër shkaqet e renditura të këtij largimi janë plakja graduale e popullsisë, një tendencë me ndryshimin e stilit të jetesës.

Megjithatë efektin më të lartë po e jep emigracioni, që jo vetëm që nuk është ndalur, por pas vitit 2016 është përshpejtuar, me mbi 70% të të ikurve që janë të moshës nën 24 vjeç.