Vendosni fjalën kyçe....

Artisti Arben Bajo në gjendje kritike tek Infektivi, ka nevojë urgjente për gjak


Artisti Arben Bajo, i cili njihet për realizimin e skulpturës së këngëtares Vaçe Zela, është prekur koronavirusi dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ai ka nevojë urgjente për transfuzion gjaku të grupit A negativ, të dikujt që ka kaluar koronavirusin më parë.

Miqtë e tij bëjnë thirrje në rrjetet sociale, që kushdo që ka këtë grup gjaku dhe e ka kaluar koronavirusin, të ofrojë ndihmën e tij për të shpëtuar artistin.

Thirrje të tilla janë publikuar nga Ilir Butka, Arkond Canaj dhe Ardian Isufi.

Ky i fundit shpjegon në mesazhin e tij, se personi që do dhurojë gjak duhet të këtë kaluar COVID-19, në mënyrë që me gjakun e tij të kalojnë edhe antikorpet.

“URGJENTE ! Artisti ARBEN BAJO ka nevoje per gjak te grupit A negativ nga nje person qe ka kaluar COVID19.
Falenderoj “dhuruesin” e pare te grupit A negativ… por duhet te kete kaluar Covid19, sepse keshtu ka ne gjak antikorpet e duhura!”, shkruan Isufi.

53-vjeçari Arben Bajo është skulptor dhe pedagog te Akademia e Arteve. Kolegët dhe studentët e tij po përhapin mesazhin për t’i ardhur atij sa më shpejt, ndërsa thirrja për ndihmë është përsëritur dhe nga personazhe të televizionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *