Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e fshatit në Korçë protestojnë për mungesën e ujit të pijshëm


Banorët e fshatit Barç në Korçë kanë dalë sot në rrugë për të protestuar për mungesën e ujit të pijshëm dhe probleme të tjera si Mungesa e ndriçimit publik, edhe mungesa e investimeve ne infrastrukturën rrugore.

Prej 30 vitesh këta banorë vuajnë mungesën e ujit, ndërkohë që nuk është bërë asgjë për zgjidhjen e këtij problemi.

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, ka reaguar pas protestës së banorëve duke deklaruar se Korça është lënë në harresë nga qeveria aktuale.

Brahimllari shkruan në rrjetin social Facebook se është e pafalshme që zonat më prodhuese të Shqipërisë të përballen me mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe në mungesën e ujit të pijshëm.

“Korça e lene ne harrese.
Koha e fasadës dhe e kryetareve te bashkisë kukull ka marre fund është koha e sherbimit qytetar. Protesta e banoreve te Barçit ne bashkine e Korçës por jo vetëm, tregon qarte mungesën e investimeve ne këto zona. Është e pafalshme qe zonat me prodhuese te Shqipërisë te përballen me mungesën e investimeve ne infrastrukture dhe ne mungesën e ujit te pijshëm.
Mungesa e ndriçimit publik, mungesa e ujit te pijshëm por edhe mungesa e investimeve ne infrastrukturën rrugore e ka bere jetën e këtyre banoreve te vështire dhe te pajetueshme. Bashkia Korçe te mos flejë gjumë, te lere investimet fasade dhe klienteliste por te përqendrohet tek shqetësimi i vërtete i qytetareve. Koha e fasadës dhe e kryetareve te bashkise kukull ka marre fund është koha e shërbimit qytetar”, shkruan ish deputeti i LSI-së.
 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *