Vendosni fjalën kyçe....

135 viktima dhe mbi 4 mijë të lënduar nga shpërthimin në Beirut, dhjetëra zyrtarë në arrest shtëpie


Një numër i zyrtarëve të portit të Bejrutit janë vendosur nën arrest shtëpiak në pritje të një hetimi mbi shpërthimin e madh të së martës, lajmëron qeveria e Libanit.

Shpërthimi vrau të paktën 135 njerëz dhe plagosi më shumë se 4000 të tjerë. Një gjendje e jashtëzakonshme dyjavore u shpall nga autoritetet, raporton BBC.

Presidenti Michel Aoun tha që shpërthimi ishte shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo.

Shefi i doganave, Badri Daher tha se agjencia e tij bëri thirrje që kimikati të hiqet, por “kjo nuk ndodhi”.

“Ne ia lëmë ekspertëve të përcaktojnë arsyet,” tha ai.

Nitrati i amonit përdoret si një pleh në bujqësi dhe si lëndë plasëse.

Duke hapur një takim urgjent të kabinetit të Mërkurën, Presidenti Aoun tha: “Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë tmerrin që e ka goditur Beirutin natën e kaluar, duke e kthyer atë në një qytet të goditur nga fatkeqësia“.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *