Vendosni fjalën kyçe....

“Është për të ardhur keq” – Ambasada Amerikane reagon për ndryshimet kushtetuese


Ambasada e SHBA-ve ka reaguar pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese për listat e hapura dhe koalicionet.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada Amerikane shprehet se është për të ardhur keq që ndryshimet në Kushtetutë u vendosën pa një consensus sikurse ndodhi me paktin e 5 qershorit.

Ambasada paralajmëron kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha, se do shohë nëse dy liderët do e mbajnë fjalën e tyre në vazhdim me diskutimet në Këshillin Politik për Kodin Zgjedhor.

Ambasada e drejtuar nga Yuri Kim u kërkon dy drejtuesve të partive kryesore në vend që të tregojnë gatishmërinë për të negociuar.

REAGIMI I AMBASADËS

Më 23 korrik, Parlamenti miratoi legjislacionin për të kodifikuar marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, e cila u arrit në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse përmes Këshillit Politik. Sot, Parlamenti miratoi ndryshime në Kushtetutë që do të mundësojnë masa shtesë për reformën zgjedhore.

Ndërsa ky veprim ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit.

Ne i kujtojmë shumicës deklaratat e saj se, megjithë miratimin e sotëm në Parlament, ata synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin Politik, në mirëbesim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshje për zbatimin e legjislacionit mbi listat e hapura dhe koalicionet.

Ne e kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëve. Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit, udhëheqësit shqiptarë duhet të tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshje që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *