Vendosni fjalën kyçe....

“Reforma në Drejtësi s’mund të ndalet”- Yuri Kim reagon pas arrestimit të komisionerëve politikë


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas arrestimeve të komisionerëve politikë të lidhur me hetimet për Dosjen 339.

“Puna e SPAK për dosjen 339 fillon të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur!”– shkruan ambasadorja në Twitter.

Ditën e sotme, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit pas kërkesës së SPAK-ut ka lëshuar 22 urdërarreste lidhur me zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës.

SPAK ka arritur në përfundimin se 14 nga personat që po hetohen kanë qenë përfaqësues të opozitës në komision ndërsa 7 përfaqësues të PS-së. Bëhet fjalë për ndërhyrjet në 3 qendra votimi në Durrës ku komisionerët akuzohen se kanë lejuar votuesit të votojnë më shumë se një herë.

Nga të ndaluarit, 11 janë arrestuar, 8 kanë marrë masën arrest shtëpie ndërsa 3 detyrim paraqitjeje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *