Vendosni fjalën kyçe....

Beqaj zbulon arsyen pse nuk u lejuan bërja e tamponit për Covid-19 në subjektet private


Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë Rama 1, Ilir Beqaj ka dhënë arsyen në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” se pse deri më tani nuk janë lejuar bërja e tamponëve te subjektet private.

Sipas Beqajt, në privat nuk mund të gjurmohen rastet që mund të dalin në pozitiv.

Në privat duhet gjurmuar ai rast që del pozitiv, gjë që nuk mund të bëhet dot. Në momentin që u lejuan testet serologjike,  në një spital privat nga 120 teste, 13 persona rezultuan pozitivë. Kjo tregon se numri i të prekurve është goxha i madh. U bënë 20 javë dhe konstatoj se nuk ka ende ndërgjegjësim nga shoqëria për të kuptuar thelbin. Një ndër elementet që na ndikojnë jo pozitivisht është politika, pasi kalimi në kriminale është e skajshme, vetë shoqëria duhet të kishte punuar më mirë në përpjekjen për të shpjeguar. Ajo që duhet të vazhdojë është zbatimi i masave të vëna. Vërtet kishim sot rreth 20 gjoba por duhet një shkallë bashkëpunimi i shoqërisë. 3300 testime në javë janë realizuar. Nuk duhet të dëgjohen më teoritë e konspiracionit, pasi është një sëmundje në territor e jo në spital“-tha Beqaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *