Vendosni fjalën kyçe....

Balla: S’e shkarkojmë Metën se besojmë te ndarja e pushteteve, ta lexojë raportin e të vërë mend


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, tha sot se raporti i Komisionit Hetimor për presidentin Meta ka pohuar gjithçka është thënë nga shumica.

Sipas Ballës, është faktuar se presidenti ka kryer shkelje duke anuluar zgjedhjet, duke mos zbatuar detyrimet kushtetuese për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Ai shtoi se arsyeja e vetme e mosshkarkimit të kreut të shtetit është besimi i shumicës në shtetin ligjor dhe ndarjen e pushteteve.

“Së pari faleminderit komisionit Hetimor Parlamentar, ndërsa për të gjithë ata që s’e mbajnë mend ky komision është dashur të shtojë elementët e tij. Raporti sot është padyshim konfirmim i gjithë asaj ç’ka kemi thënë. Thuhet qartë se presidenti ka kryer shkelje.

Anuloi zgjedhjet, nuk zbatoi detyrimet kushtetuese për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti zgjodhi anëtare, bashkëjetuesen e një prej drejtuesve të PD-së si edhe nuk organizoi ceremoninë e betimit. Argumentet tona, që me ironi Murrizi tha se i kemi tradhëtuar, janë aty në raport të gjetura e të konfirmuara si shkelje dhe tregojnë se qasja e PS-së është e ndërtimit të shtetit ligjor ku themel ngelet parimi i ndarjes se pushteteve. Arsyeja e mosshkarkimit të Metës sot është se ne besojmë në ndarjen e pushteteve.” u shpreh Balla.

Ai shtoi më tej se shkeljet e Metës nuk çojnë domosdoshmërisht në shkarkimin e tij.

“Sipas raportit këto shkelje jo domosdoshmërisht çojnë në shkarkimin e presidentit, por vlerësojmë si të balancuar komisionin hetimor. Për Gjykatën Kushtetuese, Meta ishte i fokusuar te bllokimi përmes procedurave kalendarike. Dhe dallimi me Presidentit dhe Kuvendit është si nata me ditën. Kuvendi i pastër në dëshirën për të plotësuar menjëherë vakancat dhe Meta për t’i bllokuar. Shpresoj që Presidenti ta lexojë me qetësi e dashuri raportin dhe të verë mend lidhur me shkeljet.” – shtoi Balla.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *