Vendosni fjalën kyçe....

Premierliga ul siparin, rrëshqet në fund Leicester, festojnë Manchester e Chelsea


Premierliga angleze ka ulur siparin me ndeshjet e ditës së sotme.

Me Liverpulin që ishte shpallur kampion para shumë javësh, gjithë gara ishte për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen.

Leicester që ishte deri në fund në garë për vendin e tretë ose të katërt, u mund në fushën e tij nga rivalët e Manchester United duke dalë përfundimisht nga vallja e Ligës së Kampionëve për sezonin që vjen.

Chelsea nga ana e tij mori një fitore të rëndësishme që e katapultoi në vendin e katërt, gjë që i mundësoi pjesëmarrjen në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Në Ligën e Europës do shkojnë Leicester e Tottenham.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *