Vendosni fjalën kyçe....

Rrezikonin mbytjen, shpëtohen 3 të mitur në Divjakë


Tre të mitur që rrezikonin mbytjen janë shpëtuar në Divjakë.

Të miturit sipas njoftimit të policisë ndodhen në spitalin e Lushnjës.

Njoftimi i plotë:

Divjakë

Policia, rojat e kullave, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 3 shtetas të mitur nga mbytja në det.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Divjakës, në bashkëpunim me rojët e kullave të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 3 shtetas të mitur të moshës 12, 13 dhe 17 vjeç, banues në fshatin Tërbuf, Divjakë.

Shtetasit e mitur aktualisht ndodhen në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

Policia e Divjakës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.