Vendosni fjalën kyçe....

“Në Lezhë janë zbuluar 15 mijë rrënjë kanabis, s’preket se është e kushërinjve të kreut të PS-së” – Denoncimi


Një qytetar ka denoncuar mbjelljen e 15 mijë rrënjëve kanabis në Kashnjet të Lezhës.

Sipas denoncimit të publikuar nga ish-kryeministri Berisha, në Kashnjet kanë shkuar dy ditë më parë 2 oficerë policie të SHÇBA-së, të cilët kanë gjetur atje kanabisin e mbjellë.

Qytetari thotë se parcelat nuk janë prekur pasi kultivuesit janë kushërinj të kreut të PS-së në Lezhë, Eduart Ndreca e po kështu komunikonin shefin e komisariatit të Lezhës, Nik Nikolli.

Denoncimi

“Zbulohen 15 mije rrenje kanabis ne Kashnjet. General Hashshi urdheron te mos preken! Mbrohen nga narkoshteti!! sb. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje zoti berisha! Nisur nga denoncimi qe ju publikuat per kanabizimin ne qarkun e lezhes, 2dite me pas disa oficere te ndershem te shcba shkuan ne kontroll ne zonen malore te kashnjetit ku hasen ne nje parcele me 15mije bime kanabisi. Gjate kqyrjes se parcelave jane gjetur telefonat qe kultivuesit komunikonin me shefin e komisaritatit te lezhes nik nikolli i cili eshte pjese e ksaj veprimtarie kriminale. Nga ana e ardi veliut kjo ngjarje po mundohet te kaloje pa shume zhurme parcelat nuk jane porekur pasi kultivuesit ne fjale jane kushurinj te eduart ndreces kryetarit te ps lezhe.Gjithashtu lidhur me denoncimin tuaj ne nje emision investigativ nga gazetaret ne terren u zbulua nje parcele kanabisi ne fshatin gallate kurbin.Serish asnje mase nga ardi veliu dhe grupi i tij kriminal ne krye te policise shtetit shqiptar! Pune te mbare zoti berisha.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *