Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër aktit normativ, Rama: E pakonceptueshme që ngrenë zërin ndaj ministrisë për klubet e natës dhe diskot ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar as pas rihapjes


Kreu i Qeverisë Edi Rama ka reaguar në lidhje me zërat kundër aktit normativ i cili shtrëngoi masat për klubet e natës dhe diskot.

Rama i konsideron të pakonceptueshme zërat kundër pasi këto subjekte nuk janë lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe.

E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!”-shkruan Rama.