Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Sondazhet janë të rreme, në 2016-ën më nxirrnin shumë më keq


Presidenti Trump i ka hedhur poshtë sondazhet e publikuara nga mediat në SHBA që e nxjerrin demokratin Joe Biden në epërsi për sa i përket mbështetjes së votuesve.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se sondazhet e publikuara ishin të rreme ashtu siç ishin edhe në vitin 2016.

Ai e bëri deklaratën në një intervistë për Fox News.

“Janë sondazhe të rreme. Ato ishin të rrem në vitin 2016 dhe janë të rreme edhe tani. Sondazhet ishin shumë më keq ndaj meje në vitin 2016. Ata intervistuan 22 përqind të republikanëve. Epo, si i llogarisni se cilët janë 22 përqind të republikanëve? Unë kam sondazhe të tjera që tregojnë se jam duke fituar. Unë kam një sondazh ku ne jemi duke udhëhequr në çdo shtet. Dhe nuk besoj se tuajat – para së gjithash, sondazhet e Fox, kushdo që bën sondazhet tuaja të Fox, ato janë ndër më të këqijat. Ata i kanë gabuar të gjitha në 2016. Ata kanë gabuar në çdo sondazh që kam parë ndonjëherë.” – tha Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *