Vendosni fjalën kyçe....

“Joe Biden i paaftë për t’u bërë presidenti i SHBA-ve” – Trump


Shefi i Shtëpisë së Bardhë, daklaroi se kandidati demokrat Joe Biden ishte i paaftë që të bëhej president i SHBA-ve.

Në një intervistë dhënë Fox News, Trump, pohoi se kishte ndërtuar ekonominë më të madhe ndonjëerë duke shtuar se vendi ishte duke u hapur për t’i kthyer normalitetit.

“Unë do të thoja që ai nuk është i aftë për të qenë president. Për të qenë president, duhet të jesh i mprehtë dhe i fortë dhe shumë gjëra të tjera. Ai as nuk del nga bodrumi i tij. Biden nuk e di se është gjallë. A e dëshiron populli amerikan këtë. Kam ndërtuar ekonominë më të madhe të ndërtuar ndonjëherë kudo në botë. Derisa ne u goditëm me virusin e Kinës. Ne u goditëm me virusin, nuk duhet të kishte ndodhur dhe ne duhej të mbylleshim, shpëtuam miliona jetë. Tani e kemi hapur, duhet të kthehemi në shkollë. Ne jemi të hapur Ne kemi për të bërë gjëra. Kemi pasur numrat më të mirë të vendeve të punës që kemi pasur muajin e kaluar. Biden nuk mund të bashkojë dy fjali. Ai lexon një teleprompter dhe pastaj kthehet përsëri në bodrumin e tij.” – tha ndër të tjera Trump gjatë intervistës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *